Ndihmë mbi Paketa të Instaluara Nga Përdoruesi
Ky aplikacion është menduar të lehtësojë riinstalimin e paketave që përdoruesi ka shtuar te instalimi parazgjedhje.
Mund të shfaqë një listë të paketave të instaluara dorazi nga përdoruesi, e cila mund të ruhet si një kartelë e thjeshtë text. Më tej, aplikacioni lejon ngarkimin e një liste të ruajtur paketash, për shqyrtim dhe përzgjedhje për riinstalim. Një procedurë e tillë është veçanërisht e lehtë dhe e dobishme, pas një instalimi të ri sistemi.
Ka dy mundësi prej nga të zgjidhni:
- krijoni shpejt e shpejt dhe kollaj një listë të këtyre paketave.
- përdoreni atë listë në një tjetër vend, për të shqyrtuar dhe riinstaluar këto paketa, nëse gjenden ende.

Krijoni një listë paketash të instaluara nga përdoruesi
- Është shfaqur një listë paketash të instaluara nga përdoruesi.
- Shënim: Paketat e instaluara për kernela Linux, ose përudhësish NVIDIA për karta grafike nuk do të paraqiten.

- Klikoni mbi [Ruaje Listën] dhe përzgjidhni vendin ku duhet të ruhet lista e paketave.
Hap një listë ruajtur më parë për instalim paketash të përzgjedhura
- Përzgjidhni listën e paketave që dëshironi të instalohen.
- Hiquni shenjën cilësdo paketë të shfaqur te lista të cilat s’dëshironi të instalohen.
- Për çfarëdo pakete që mungon dhe që s’mund të instalohet më, shfaqet një njoftim.

- Shtypni [OK] dhe paketat e përzgjedhura do të instalohen.
Paketat jo të gatshme do të paraqiten
- Paketa që s’kapen dot, ose janë të painstalueshme, do të shfaqen.
- Rrethana të tilla shfaqen kur paketa kryesore, ose një nga varësitë e saj s’mund të funksionojnë brenda sistemit të ri.
- Klikoni mbi [Ruaje Listën] dhe përzgjidhni vendin ku të ruhet lista e paketave që s’mund të merren.

Paketat e gatshme do të instalohen
- Procesi i instalimit fillohet brenda një dritareje të re terminali.
- Që të kryhet instalimi, duhet bërë mirëfilltësimi dhe ripohimi.
- Shtypni [N] që të anulohet.

- Që të mbyllet dritarja e terminalit pasi të përfundojë procesi i instalimit, shtypni tastin [Enter].
Version: 23.07.02
Përditësuar së fundi më: 2023-07-28 19:43:42 UTC